Shkencëtarët përpiqen t'i mësojnë robotit të qeshë në kohën e duhur

Shkencëtarët përpiqen t'i mësojnë robotit të

Shkencëtarët tani po zhvillojnë një sistem të inteligjencës artificial që synon të rikrijojë te robotët nuanca humori duke qeshur në mënyrën e duhur në kohën e duhur.

Ekipi që qëndron pas robotit të qeshur, i cili quhet Erica, thotë se sistemi mund të përmirësojë bisedat natyrore midis njerëzve dhe sistemeve të inteligjencës artificial.

"Ne mendojmë se një nga funksionet e rëndësishme të inteligjencës artificial  bisedore është ndjeshmëria," tha Dr Koji Inoue, nga Universiteti i Kiotos, autori kryesor i hulumtimit, botuar në Frontiers in Robotics and AI . "Kështu që ne vendosëm që një mënyrë që një robot mund të ndjejë empati me përdoruesit është të ndajë të qeshurën e tyre."

 “Sfida jonë më e madhe në këtë punë ishte identifikimi i rasteve aktuale të të qeshurit të përbashkët, gjë që nuk është e lehtë sepse siç e dini, shumica e të qeshurave në fakt nuk ndahen fare,” tha Inoue. "Duhej të kategorizonim me kujdes saktësisht se cilat të qeshura mund të përdornim për analizën tonë dhe jo thjesht të supozonim se çdo qeshjeje mund t'i përgjigjet."

Ekipi tha se e qeshura mund të ndihmojë në krijimin e robotëve me karakterin e tyre të veçantë. 

EMISIONET