Nga makinat e mëdha tek të voglat! A do t’i blejnë amerikanët “breshkat” që Trump i quan të mrekullueshme?

Trump po mbështet futjen e makinave shumë të vogla në SHBA, por ekspertët paralajmërojnë se kjo nismë mund të dështojë. Kjo pasi kostot e përshtatjes së tyre me standardet e sigurisë konsiderohen të larta dhe për shkak të një preference të përgjitshme të amerikanëve për makina të mëdha.

Nga makinat e mëdha tek të voglat! A do t’i blejnë

Shtetet e Bashkuara njihen si vendi i makinave të mëdha dhe SUV-ve gjigante, por Donald Trump po propozon një ide që mund ta ndryshojë këtë traditë: futjen e makinave shumë të vogla, të njohura si Kei cars, të cilat janë shumë të zakonshme në Japoni.

Këto automjete të vogla, u bënë të njohura atje pas Luftës së Dytë Botërore si zgjidhje ekonomike për qytetet e mbipopulluara.

Ato janë të lira, konsumojnë pak karburant dhe zënë shumë pak hapësirë.

Kjo do të shënonte një ndryshim të madh nga rregullat e deritanishme, të cilat praktikisht i kanë ndaluar këto makina.

Aktualisht, Kei Cars lejohen në rrugët amerikane vetëm nëse janë mbi 25 vjet të vjetra, çka për ekspertët i bën ato më shumë objekte koleksioni sesa mjete të përditshme.

Edhe Sekretari amerikan i Transportit, Sean Duffy, pranoi se këto makina ndoshta nuk janë të përshtatshme për autostradat amerikane, por mund të funksionojnë mirë në qytete.

Ekspertët paralajmërojnë gjithashtu se prodhuesit amerikanë do të duhet të investojnë shumë për t’i përshtatur Kei cars me standardet e sigurisë në SHBA, gjë që mund të rrisë ndjeshëm koston dhe të zhdukë avantazhin ekonomik.

Në të kaluarën, marka të vogla si Smart nuk kanë pasur sukses në tregun amerikan dhe janë tërhequr për shkak të kërkesës së ulët.

Sipas analistëve, shumica e amerikanëve vazhdojnë të preferojnë makina të mëdha.

EMISIONET