Nanoteknologjia në Shqipëri, do të financohen 1.5 mln euro në vit

Një vit pas kongresit të parë Ndërkombëtar të Nanoteknologjisë të zhvilluar në Tiranë, kryeministri Edi Rama ka bërë me dije se ende po punohet për hapjen e qendër Nanoteknologjike në Shqipëri.

Sot në  këtë kongres të dytë ndërkombëtar këtu në Tiranë është një angazhim konkret, i konkretizuar me 26grupe që punojnë nga vende të ndryshme dhe që na japin mundësinë për ta parë plotësisht të realizueshëm hapin tjetër, hapin e çeljes së një qendre të nanoteknologjisë ose më saktë, hapin e futjes së NanoAlb-it në një mjedis fizik pune, të cilin siç ia kam premtuar profesorit kur u takuam vjet, e kemi gati dhe me shumë kënaqësi do t’iu shoqërojmë për ta këqyrur dhe pastaj për të zgjedhur së bashku sasinë e mjedisit të nevojshëm për ta filluar këtë proces.

Në Kongresi i Dytë Ndërkombëtar të organizuar nga Akademia e Shkencave Edi Rama vuri theksin te universitet duke thënë se janë futur në një fazë të re për domosdoshmëri të aksesimit të fondeve europian dhe se 4 fishimi i këtyre fondeve europiane është i rëndësishëm për të fuqizuar universitetet.

E pranishme ishte edhe ministrja e Arsimit e Sportit Evis Kushi, e cila teksa theksoi se Nanoteknologjia është një zgjidhje që shërben duke filluar që nga kujdesi shëndetësor, tek mjedisi, përmes monitorimit të ndotësve, ndryshimet klimatike, bëri me dije se do të financohen rreth 1.5 milionë euro në vit në laboratorë dhe mjete për kërkimin.

EMISIONET