Dy astronautët e bllokuar do kthehen! “Space X” niset me sukses drejt stacionit hapësinor për t’i zëvendësuar

Një raketë Space X Falcon 9 u nis me sukses nga Florida me katër anëtarë ekuipazhi në bord si pjesë e një plani për të sjellë në shtëpi 2 astronautët e bllokuar të NASA-s që qershorin e vitit 2024.

Dy astronautët e bllokuar do kthehen! “Space X” niset me sukses

Pas 9 muajsh bllokim në hapësirë, 2 astronautët e NASA-s, Butch Wilmore dhe Suni Williams do te mund të kthehen në tokë.

Një raketë Space X Falcon 9 u nis me sukses nga Florida me katër anëtarë ekuipazhi në bord si pjesë e një plani për të sjellë në shtëpi 2 astronautët.

Ata do të fillojnë udhëtimin e tyre të kthimit në Tokë dy ditë pasi të mbërrijë ekuipazhi i ri.

Katër anëtarët e ekuipazhit pritet të ankorohen në stacionin hapësinor rreth orës 23:30 të pasdites së të shtunën.

Ata do të kalojnë disa ditë në një periudhë “dorëzimi” me kolegët e tyre.

Dy pilotët testues mbetën në stacionin hapësinor pasi kapsula “Starliner” me të cilën udhëtuan, nga firma “Boeing”, pësoi një avari.

Astronautët kanë thënë vazhdimisht se kanë qenë të lumtur që ishin në bordin e stacionit hapësinor.

Butch dhe Suni mbërritën në Stacionin Ndërkombëtar të Hapësirës (ISS) në fillim të Qershorit 2024 për të testuar një anije kozmike eksperimentale të quajtur Starliner, e cila u ndërtua nga firma e hapësirës ajrore Boeing, një rivale e SpaceX. Misioni ishte vonuar për disa vite për shkak të çështjeve teknike në zhvillimin e anijes kozmike dhe kishte probleme gjatë nisjes dhe ankorimit të saj në ISS.

NASA vendosi që nuk do të merrte as edhe një rrezik të vogël për të rikthyer Butch dhe Suni në Starliner, kur ata kishin mundësinë t’i kthenin në kapsulën Dragon të SpaceX.

Nasa vendosi se opsioni më i mirë ishte ta bënte këtë gjatë një rrotullimi të planifikuar të ekuipazhit, edhe pse kjo do të nënkuptonte mbajtjen e astronautëve në stacionin hapësinor për disa muaj.

EMISIONET