A mund ta arrijë AI nivelin njerëzor? Ja si përgjigjet eksperti
I ftuar në emisionin “Epiqendër”, të moderuar nga gazetarja Sonila Musai, eksperti i IT-së Ardit Gavani ka folur mbi zhvillimet dhe kufizimet aktuale të inteligjencës artificiale (AI).
Gjatë bisedës, Gavani shpjegoi se inteligjenca artificiale lidhet me përpjekjen për të replikuar inteligjencën njerëzore përmes programeve kompjuterike.
Ai theksoi se inteligjenca artificiale në kuptimin e plotë të fjalës ende nuk është arritur.
“Ajo që ekspertët e konsiderojnë inteligjencë artificiale 100% mbetet ende në nivel teorik,” u shpreh Gavani, duke shtuar se ka debat mes studiuesve nëse inteligjenca njerëzore mund të replikohet plotësisht.
NDIQNI EMISIONIN E PLOTË NË "EPIQENDËR" NË ORA NEWS:

