" Sulmet kibernetike ndaj faqeve kritike të qeverisë kushtojnë deri 300 mijë euro" flet eksperti i krimit kibernetik

" Sulmet kibernetike ndaj faqeve kritike të qeverisë

Eksperti i krimit kibernetik Besmir Semanaj thekson se sulmet kibernetike janë të përgatitura më së miri dhe se kushtojnë nga 150 mijë deri në 300 mijë euro.

Për Semanajn, me siguri që hakerët kanë vënë nën sulm linke të padëshiruara të portaleve kritike ndaj qeverisë, derisa arrijnë që të shpenzojnë shuma kaq të mëdha për të hequr linke online.

'Sulmet gjigande ndaj portaleve kritike të qeverisë, kushtojnë deri 300 mijë euro. Shumë informacione që janë në portale zhduken, kur janë kritike ndaj qeverisë sidomos, pasi janë hakera të përgatitur dhe këto hakërime janë me kosto të lartë.

Këto sulme shkojnë nga 150 mijë deri 300 mijë euro. Po sulmohen edhe faqe kritike ndaj qeverisë, që janë thuajse anonime, që nuk kanë shumë klikime.

Derisa një grup i caktuar është i aftë që të japë kaq para për hakërim, i bie që është temë e nxehtë që po flitet.

Është shumë e vështirë që të kapet autori apo të zbulohet organizata që qëndron pas sulmeve të tilla. Kolegët më njoftojnë se janë shumë faqe kritike ndaj qeverisë edhe aktualisht nën sulm, por për fat të mirë kemi specialistë të mirë në mbajtjen e faqeve e ndaj faqet po mbahen në këmbë', deklaroi Semanaj në një intervistë në Syri TV.

 

EMISIONET