ZYRTARE/ 'Rrufe në qiell të hapur', Skënder Gega largohet nga Partizani, 'Demat' mbesin pa trajner

ZYRTARE/ 'Rrufe në qiell të hapur', Skënder Gega

Skënder Gega ka dhënë dorëheqjen nga Partizani.

Klubi i kuq njofton vendimin e trajnerit tropojan, i cili është pranuar nga presidenti Demi. 

Largimi vjen disa ditë pas eliminimit në Europë nga Kalju.

“Demat” mbeten kështu pa trajner vetëm 1 muaj para fillimit të kampionatit.

Njoftimi i klubit: 

“FK Partizani njofton se trajneri Skënder Gega ka paraqitur dorëheqjen nga detyra, e cila është pranuar nga Presidenti i klubit.

E falënderojmë trajnerin Gega për kontributin dhe profesionalizmin e treguar gjatë kësaj periudhe dhe i urojmë suksese në vazhdim”.

EMISIONET