ZYRTARE/ Gjashtë muaj pa skuadër, mbrojtësi shqiptar firmos me klubin polak

ZYRTARE/ Gjashtë muaj pa skuadër, mbrojtësi shqiptar firmos me

Riza Durmisi do të nisë një eksperiencë të re në Poloni.

Pas gjashtë muajsh pa skuadër, pasi kishte ndërprerë kontratën me Lazio-n në korrik, mbrojtësi do të vazhdojë rrugëtimin e tij në Poloni, te skuadra e LKS Lodz, me të cilën ka firmosur deri në fund të sezonit.

Në një deklaratë zyrtare klubi polak bën me dije se mbrojtësi me origjinë shqiptare është lojtari i tyre më i ri.

“Riza Durmisi është lojtar më i ri i ŁKS. Klubi ynë ka nënshkruar me lojtarin danez, i cili në të kaluarën ka luajtur ndër të tjera për Real Betis, Lazio dhe Broendby IF.

Kontrata do të jetë e vlefshme deri në fundi i këtij sezoni. Përvoja e tij e madhe do të jetë një vlerë e shtuar për ekipin tonë.

Ai lindi në Kopenhage-n, filloi karrierën e tij sportive këtu dhe u transferua te Real Betis në vitin 2016.

Në La Liga ai luajti më shumë se 50 ndeshje, shënoi 3 gola (dy prej të cilëve në derbin kundër FC Sevilla) dhe dha 6 asistime.

Klubi tjetër i madh në karrierën e danezit ishte Lazio (10 ndeshje midis Serie A, Coppa Italia dhe Supercoppa, plus 7 ndeshje në UEFA Europa League), më pas ai luajti edhe me Nice, Salernitana, Sparta Rotterdam, Leganes dhe Tenerife.

Vlen të shtohet se lojtari i ri i ŁKS ka luajtur me përfaqësuesen e Danimarkës 23 herë”-bën me dije klubi polak.

EMISIONET