ZYRTARE/ E dëshironte Partizani dhe Ballkani, Salami prezantohet te ekipi i ri

ZYRTARE/ E dëshironte Partizani dhe Ballkani, Salami prezantohet te ekipi i

Mustapha Gbolahan Salami do të vijojë karrierën në elitën e futbollit izraelit.

Sulmuesi anësor, i cili shkëlqeu sezonin e kaluar me Kukësin në Kategorinë Superiore, ditën e sotme është prezantuar në radhët e Bnei Yehuda.

Salami ka kaluar me sukses testet mjekësore duke firmosur edhe kontratën, detajet e së cilës pritet të mësohen në vijim. Ende nuk dihet shuma që ka përfituar Kukësi nga ky transferim, pasi sulmuesi kishte edhe një vit kontratë me verilindorët.

Për 23-vjeçari nigerian pati oferta nga disa klube brenda dhe jashtë vendit, mes të cilave Ballkani dhe Partizani, por zgjodhi të transferohej në futbollin izraelit.

 

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

 

A post shared by מועדון הכדורגל בני יהודה תל אביב (@fcbnei_yehuda_tlv)

EMISIONET