ZYRTARE/ De Bruyne bëhet lojtar i Napolit
Nga OraNews Përditësimi i fundit 12 Qershor 2025, 17:50

Kevin De Bruyne është zyrtarisht lojtar i Napolit.
Mesfushori i Belgjikës ka firmosur kontratë për dy vite me opsion rinovimi dhe për një tjetër.
De Bruyne u prit më parë nga tifozët, ndërsa mbërriti në Itali për testet mjekësore.
Seria A do të ketë mundësinë të shijojë klasin e De Bruyne.
Pasi kontribuoi për 10 vite te Manchester City, për të është koha për aventurë të re.

