Zorya, skuadra e qytetit “fantazmë” që po lufton për të mbajtur gjallë emrin e Ukrainës

Zorya Luhansk, skuadra që po përpiet të mbajë gjallë kujtimin e një qyteti dhe zone të përfshirë nga flakët e luftës në Ukrainë.
Skuadra që sot përfaqëson një nga zonat më të nxehta të konfliktit të luftës, atë të Zaporizhya, qytetit të pushtuar nga rusët të cilët mbajtën peng edhe 40 punonjës të centralit nuklear, sot po kërkon të japë shembullin e paqes.
Skuadër e një qyteze të ndarë me ushtarët ukrainas vetëm 5 km në anë tjetër të lumit por të pavendosur për të sulmuar me frikën se zjarri do të përfshijë reaktorin bërthamor, Zorya sot ka si shtëpi stadiumin e qytetit të Craiovas në Poloni.
Zorya nuk e shikon stadiumin e shtëpisë që prej vitit 2014 ndërsa që prej muajit mars kamionët ushtarakë kanë pushtuar fushën. Sot nuk ka asnjë foto nga gjendja e “Slavutych Arena” por mësohet se banorët e kanë bërë fushën jokomode për uljen e mundshme të parashutistëve rusë.
Në rrezik zhdukje janë edhe tifogrupet e lidhura ngushtë me klubin, të cilët bëjnë pjesë në fraksionet e djathta dhe janë aktivizuar masivisht në luftë. Bëhet fjalë për ultras, shenjëstra që Vladimir Putin i ka cilësuar si neo-nazistët e Ukrainës ndaj të cilëve po luftohet sot në këtë vend.
Presidenti i Zorya, Yevhen Heller, një biznesmen çeliku po përpiqet të mbajë gjallë klubin në mërgim me shpresën që një ditë skuadra do të rikthehet në shtëpi. Sot Zorya endet mes stadiumeve europiane në kërkim të lavdisë me pjesëmarrjen e tretë europiane që prej vitit 2009. Këtë herë misioni është i qartë, rrugëtimi i skuadrës sa më larg që të jetë e mundur që bashkë me Dinamon e Kievit të mbajnë lart flamurin e Ukrainës, ashtu siç po bëjnë luftëtarët në vijën e parë të frontit të luftës.

