Zhvillohen homazhe në “Selman Stërmasi” në nderim të Kosta Grillos

Në ambjentet e stadiumit “Selman Stërmasi” janë mbajtur sot homazhet në nderim të gazetarit sportive, Kosta Grillo i cili u nda nga jeta pas një beteje të gjatë kundër covid-19.

Në stadiumin ku ai qindra herë ka komentuar ndeshjet e futbollit, pasionit të tij, miq, sportistë, gazetarë, kolegë dhe drejtues të futbollit shqiptar i dhanë lamtumirën e fundit.

Për disa orë, homazhet u zhvilluan në “Selman Stërmasi” e më pas siç kishte njoftuar familja e të ndjerit, u bë dhe përcejellja për në banesën e fundit në Himarë ku ceremonia do të mbahet në orën 16:00.

Prej shumë javësh, Kosta Grillo po luftonte kundër virusit të tmerrshëm, fillimisht në Tiranë e më pas u dërgua në Turqi ku nuk ia doli dot./Ora News/.

EMISIONET