Zhgënjimi i madh i Messit tek Inter Miami, tre trofetë e vetëm që nuk ka fituar në karrierë

Inter Miami i Lionel Messit u eliminua për hapinë e të gjithëve nga play-offi i MLS-së, pasi humbi 3-2 në shtëpi ndaj Atlanta United .
Një disfatë e papritur, duke qenë se skuadra nga Florida ishte favoritja e madhe për të fituar titullin pas dominimit të sezonit të rregullt.
Për shkak të këtij rezultati negativ, “Pleshti” nuk do të arrijë të ngrejë dot trofeun më të rëndësishëm në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, një nga tre të vetmit që nuk ka arritur t’i fitojë ende në karrierën e saj.
Gjatë 20 viteve të tij si futbollist profesionist, Messi mori pjesë në 16 turne të ndryshëm midis Barcelonës, Paris Saint-Germain, Inter Miamit dhe kombëtares së Argjentinës dhe në 13 prej tyre ai u kurorëzua kampion të paktën një herë.
Me Barcelonën ka fituar (La Ligan, Copa del Rey, Superkupën e Spanjës, Championsin, Superkupën e Evropës dhe Kupën e Botës për Klube) dhe me ekipin kombëtar (Kupën e Botës, Copa Américan, Finalissiman dhe Olimpiadën). Te PSG nuk arriti të fitonte Kupën e Francës.
Në sezonin 2021/22 PSG u eliminua në fazën 1/16 me penallti kundër Nices, ndërsa në sezonin 2022/23 u mund 2-1 nga Marseille. Trofeu i dytë që numri 10 nuk arriti ta ngrinte është Kupa e Kampionëve CONCACAF: Inter Miami u eliminua në çerekfinale nga Monterrey.
E fundit, pa dyshim, është Kupa MLS. Messi do të tentojë ta fitojë vitin tjetër.
Të gjithë titujt e fituar nga Messi në karrierën e tij:
BARCELONA
Liga e Kampionëve: 4 (2005/06; 2008/09; 2010/11; 2014/15)
La Liga: 10 (2004/05 · 2005/06; 2008/09 · 2009/10; 2010/11; 2012/13; 2014/15; 2015/16; 2017/18; 2018/19)
Copa del Rey: 7 (2008/09; 2011/12; 2014/15; 2015/16; 2016/17; 2017/18; 2020/21).
Kupa e Botës për Klube: 3 (2009; 2011; 2015).
Superkupa evropiane: 3 (2009/10; 2011/12; 2015/16).
Superkupa e Spanjës: 8 (2005/06; 2006/07; 2009/10; 2010/11; 2011/12; 2013/14; 2016/17; 2018/19)
PSG
Ligue 1: 2 (2021/22; 2022/23).
Superkupa e Francës: 1 (2021/22).
INTER MIAMI
Kupa e Ligës: 1 (2023)
ARGJENTINA
Kupa e Botës: 1 (2022)
Copa America: 2 (2021 dhe 2024).
Lojërat Olimpike: 1 (Pekin 2008).
Finalissima: 1 (2022).

