Zbulohet kontrata e çuditshme e sulmuesit serb te Milani

La Gazzetta dello Sport, në edicionin e sotem, bën një bilanc të së ardhmes së Luka Jovic, i cili vendosi ndeshjen kundër Frosinone të shtunën në mbrëmje duke shënuar golin e fitores në një permbysje dhe deri tani ka shenuar 7 gola duke dhuruar edhe 1 asist ne 9 ndeshjet e fundit.
I lëshuar falas nga Fiorentina në orët e fundit të merkatos së verës, Jovic u çlirua kundër Frosinone më 2 dhjetor dhe që atëherë ai ka shënuar gola me rregullsi mbresëlënëse: shtatë në pak më shumë se dy muaj, duke luajtur vetem pak herë nga minuta e parë.
Një paraqitje që e bën Milanin të buzëqeshë dhe që mund të zgjasë aventurën e tij në Milanello edhe përtej këtij sezoni. Jovic ka një kontratë që skadon në qershor, por ka disa klauzola në favor të klubit.
Madje, Milani ka mundësi të rinovojë edhe për një vit kontratën e tij, e cila skadon në fund të qershorit. Dhe do të jetë në gjendje të bëjë të njëjtën gjë në fund të sezoneve 2024-25 dhe 2025-26.

