Zbulohet emri i parë i listës anti-Poloni, Sylvinho grumbullon ish-sulmuesin bardheblu

Zbulohet emri i parë i listës anti-Poloni, Sylvinho grumbullon

Taulant Seferi është emri i parë që zbulohet nga lista e trajnerit brazilian të Kombëtares Shqiptare, Sylvinho për ndeshjen zyrtare me Poloninë në datën 27 mars.

Bëhet fjalë për ish-sulmuesin e Tiranës, Taulant Seferi i cili këtë sezon po luan në Ukrainë me Vorskla Poltava ku ka treguar një formë të mirë. Seferi nuk ka qenë statik në formacionin e Edoardo Rejës dhe rikthimi në kombëtare është një lajm i mirë për bomberin e lindur në Maqedoninë e Veriut.

Lajmin e grumbullimit të Seferit me fanellën kuqezi për sfidën e parë eleminatore të Euro 2024 e vlefshme për grupin E, e jep klubi ukrainas në një komunikim zyrtar në Instagram.

 

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by FC Vorskla Poltava Official (@fcvp.official)

EMISIONET