Zbarkon Zhang. 250 mln Euro, stadium i ri dhe yjet nuk preken

Që prej fundit të tetorit të 2020 kur kufijtë u mbyllën nga situata pandemike, presidenti i Interit, Steven Zhang ka qenë larg klubit por ka ndjekur çdo gjë nga Kina e largët.
Tashmë, numri 1 i klubit u rikthye në “Appiano Gentile” dhe ka të reja të rëndësishme për të ardhmen e klubit, sidomos në aspektin financiar ku për shkak të bllokimit të investimeve nga qeveria kineze, Suning pati vështirësi me pagat dhe detyrimet financiare.
Zhang ka siguruar 250 milionë Euro, të huazuara nga Suning përmes shoqërisë së saj, Bain Capital çka shmang rritjen e borxhit për Interin por mbetet një financim i marrë përsipër nga Suning. Me zgjidhjen e kësaj situate tani, ndoshta në verë gjigandi kinez mund të rihapë çështjen e shitjes së aksioneve, të atyre të minorancë që zotërohen nga fondi Lion Rock.
Një tjetër kapitull do të jetë përballja me Conten dhe qartësimi i objektivave ku Zhang ka ndërmend t’i lejojë trajnerit gjithçka për të vendosur për skuadrën me synimin për të mbajtur të gjithë lojtarët e rëndësishëm edhe për vitin tjetër. Do të bëhet një rinovim i skuadrës me afrimin e disa elementëve të rinj, gjithmonë brenda objektivave madje do të sigurohet edhe Bashkia e Milanos për garancinë financiare të klubit për të vijuar me projektin e stadiumit të ri bashkë me Milanin.
Në fund, siç raportohet është edhe një himn i ri zyrtar për zikaltërit që do të shoqërojë ekipin në çdo ndeshje bashkë me tifozët.

