Ylli francez i Bayern Munchen rrezikon burgimin

Ylli francez i Bayern Munchen rrezikon burgimin

Telashe në horizont për një nga lojtarët më të rëndësishëm të Bayern Munchen, Lucas Hernandez. Ky i fundit është kthyer në Gjermani pas aktivizimit me Francën por më 19 tetor ai rrezikon seriozisht të futet në burg dhe është i detyruar të paraqitet në gjykatën e Madridit.

Kjo e fundit e ka thirrur lojtarin pasi ky i fundit ka shkelur ligjet spanjolle në fuqi ndërkohë që vet apelimi i bërë nga Hernandez për këtë çështje po shqyrtohet.

Bëhet fjalë për një ngjarje të 2017 kur çifti Hernandez, lojtari dhe bashkëshortja u dënuan të dy me 31 ditë shërbim në komunitet për dhunë në familje dhe 6 muaj largim i ndërsjell mes tyre, pra nuk duhej të takoheshin. Që të dy e kanë thyer këtë urdhër, madje as shërbimin në komunitet nuk e kanë kryer ndaj dhe futbollisti është dënuar më pas në 2018 me nje vit burg për shkeljen e këtyre masave ndaj tij.

Ndërkohë që çështja dhe ky denim është në apel nga avokatët e Hernandez, Gjykata e Madridit ka urdhëruar lojtarin që të paraqitet më 19 Tetor në këtë gjykatë që të zgjedhë burgun ku duhet të shlyjë dënimin.

Ekziston mundësia që Hernandez nuk bën burg ose futet në burg për pak ditë derisa apelimi i tij të shqyrtohet nga Gjykata./Ora News/.

EMISIONET