Xhaka tregon “sekretin” e Leverkusenit: Xabi Alonso vrapon më shumë se ne në stërvitje!

Bayer Leverkusen është ende i pamposhtur pas 27 ndeshjeve këtë sezon nën drejtimin e Xabi Alonsos. Trajneri spanjoll ka ndërtuar një makinë praktikisht perfekte, ku të gjithë duket se janë të qetë, duke filluar nga Granit Xhaka.
“Do të vijë dita kur Xabi Alonso dëshiron të bëjë hapin e madh, është krejtësisht normale në futboll. Por sot nuk e kemi ndjenjën se është mendimi i tij. E shohim çdo ditë: ai pothuajse vrapon më shumë se ne në stërvitje.
Ai na transmeton urinë e tij, atë ndjenjën e dëshirës për të fituar. Dhe, sigurisht, ne përpiqemi të tregojmë se duam të njëjtën gjë. Për sa kohë ai është këtu, ne do të argëtohemi. Mendoj se atij i pëlqen edhe skuadra që ka për momentin.
Sigurisht që është gjithashtu një avantazh i madh për të që të njohë të gjitha aspektet e futbollit, veçanërisht pasi ka fituar një mentalitet fitues si futbollist. Besoni apo jo, në dhomat e zhveshjes nuk flasim fare për tituj”, deklaroi Xhaka.


