Xhaka bën një hap pas: Nuk duhej ta kisha bërë shqiponjën me Serbinë...

Xhaka bën një hap pas: Nuk duhej ta kisha bërë

Granit Xhaka ka reflektuar dhe mendon se festa me shqiponjë në ndeshjen e Kupës së Botës me Serbinë, ishte një gabim. Në prag të Katar 2022 ku Zvicra është shortuar në të njëjtin grup me Serbinë, kapiteni i Arsenalit ka një qëndrim tjetër ndoshta edhe për shkak të paralajmërimit të federatës zvicerane, sipas së cilës, asnjë lojtar nuk duhet të festojë më me simbolet shqiptare. Në një intervistë për gazetën më të madhe të Zvicrës, “Blich”, ai thekson:

“Ka shkuar gjithçka mirë në atë ndeshje kundër Serbisë, përveç shqiponjës, nuk duhej ta kisha bërë atë”.

Deklaratë disi kontradiktore për një futbollist që nuk e ka fshur asnjëherë dashurinë që ka për vendin e origjinës, ndërsa pas atij gjesti nuk u tërhoq asnjëherë pas, pavarësisht protestave të serbëve.

EMISIONET