Xavi refuzon Arabinë Saudite, pret klubin e Premier League

Xavi Hernandez vazhdon të presë për rikthimin e tij në stolin e një skuadre. Tekniku spanjoll, ka refuzuar disa oferta nga Arabia Saudite, pasi dëshiron të drejtojë në Europë.
Dëshira e ish-trajnerit të Barcelonës është Premier League dhe një klub specifikisht. Bëhet fjalë për Manchester United, skuadër që ka shfaqur oshilacione të shumta. Ruben Amorim është përfolur shpesh për një shkarkim të mundshëm dhe Xavi mund ta pasojë në stolin e “djajve”.
Spanjolli është gati të pranojë marrjen e drejtimit të United, në rast se portugezi shkarkohet dhe për këtë arsye ka refuzuar të gjitha ofertat nga Arabia Saudite.
