Xabi Alonso ka një kusht për madrilenët, kërkon të marrë me vete talentin Wirtz

Xabi Alonso ka një kusht për madrilenët, kërkon të

Real Madrid do të ndryshojë staf në merkaton e verës, pai Carlo Ancelotti me shumë gjasa do të marrë drejtimin e Brazilit. Në këto kushte, spanjoli Xabi Alonso pritet ta pasojë në stol dhe të marrë kështu drejtimin e “Los Blancos”.

Por sipas “El Gol Digital” bëhet me dije se spanjoli ka një kusht që të marrë drejtimin e Realit. Gjithçka ka të bëjë me transferimin e talentit gjerman, Florian Wirtz. Alonso e pëlqen shumë si futbollist, të cilin e ka aktualisht te Bayer Leverkusen.

Në këtë sezon, Wirtz ka luajtur 39 ndeshje, duke shënuar 15 gola dhe duke dhënë 13 asistime. Por nuk do të jetë aspak e lehtë që të nënshkruhet me Wirtz, pasi Bayer Leverkuseni e vlerëson 150 milionë euro. Kujtojmë se në garë për shërbimet e tij janë edhe Bayern Munich, Manchester City dhe Arsenal.

EMISIONET