Wojciech Szczesny e ka marrë vendimin për të ardhmen e tij

Wojciech Szczesny e ka marrë vendimin për të ardhmen e tij

Portieri polak 35-vjeçar, Wojciech Szczesny, i cili përfundon kontratën më 30 qershor dhe ka në dorë një ofertë rinovimi nga FC Barcelona për një sezon plus një mundësi tjetër sipas formulës 1+1, pritet të firmosë së shpejti vazhdimin e tij te klubi katalanas, sipas raportimeve nga Polonia.

Gazetari Piotr Kozminski nga Goal Polska njofton se Szczesny, pas disa ditësh reflektimi së bashku me familjen, ka vendosur të vazhdojë me Barcelonën, edhe pse e ka të qartë që me rikthimin në formë të Ter Stegen dhe ardhjen e mundshme të Joan Garcia (nga Espanyol), roli i tij mund të ulet.

Gjithashtu, ende nuk dihet si do të jetë përbërja finale e skuadrës, pasi edhe Iñaki Peña po konsiderohet për një largim të mundshëm, që nuk është konfirmuar zyrtarisht.

Szczesny kishte vendosur të tërhiqej papritur verën e kaluar, pasi Juventus nuk e kishte në planet për sezonin e ri.

Por në tetor, Barça e thirri për të zëvendësuar mungesën e rëndë të Ter Stegenit për shkak të një lëndimi.

Me rikthimin në formë, ai fitoi besimin e trajnerit Hansi Flick dhe u bë pjesë kyçe në fitimin e La Ligës, Kupës së Mbretit dhe Superkupës së Spanjës.

Lotët e tij në fushë pas fitores 4-3 kundër Real Madrid-it, që praktikisht vulosi titullin e La Ligës për Barcelonën, treguan se Szczesny ka jetuar një ëndërr të papritur, që duket se do të vazhdojë.

EMISIONET