VIDEO/ Korrigjohet Bajrami por nuk mjafton, Milan shpërthen në shtesë

VIDEO/ Korrigjohet Bajrami por nuk mjafton, Milan shpërthen në

Mund të ishte mbrëmja e Nedim Bajramit por fillimisht e djathta e mesfushorit shqiptar gjeti reagimin e Tatarusanu, ndërsa në fund gaboi një penallti në lëvizje dhe goli e gëzoi vetëm disa çaste.

Një perlë në minutën e fundit me një goditje të ëmbël, zhbllokoi shqiptarin por nuk i dha asnjë pikë Empolit që e ruajti barazimin vetëm pak sekonda. 

3-1 triumfoi Milani në "Castellani" në një ndeshje që u bë e bukur vetëm në 10 minutat e fundit ku u shënuan plot 3 gola.

Rumuni Tatarusanu mbajti në lojë Milanin pasi Empoli nuk arriti t'i bënte keq me shqiptarin në pjesën e dytë dhe 10 minuta nga fundi, Ante Rebic gjeti kohën dhe vendin për t'i dhnë skuadrës kampione atë prekje fati për të cilën kishte nevojë.

Gjithsesi, fati i dhuroi një tjetër shans të artë mesfushorit kuqezi pasi në minutën e fundit kishte gjithë kohën dhe hapësrën për të shënjestruar portën por në mënyrë të pabesueshme e nxorri topin jashtë dhe pak minuta më vonë gjeti kurajon të ekzekutonte goditjen e dënimit që e transformoi në gol.

Festë që zgjati sa një frymëmarrje sepse Toure dhe Leao vendosën diktatin kuqezi në shtesë. Një përballje ku Milani humbi dy lojtarë të tjerë, Calabria e Sealemaekers ndërsa me këtë fitore ngjitet në kuotën 15 pikë. 

EMISIONET