Vllaznia merr fitoren e dytë radhazi, mposht Laçin në “Loro Boriçi”

Është një moment pozitiv që po kalon Vllaznia në Superiore. Që pas ndeshjeve të Kupës, shkodranët po tregohen perfektë teksa arritën fitoren e dytë radhazi ndaj një rivali të forte si Laçi që vinte nga një seri rezultatesh pozitive.
Ishte një ndeshje e dominuar nga Vllaznia që në pjesën e pare krijoi një mori rastesh me Latifin, Aralicën të cilët nuk shfrytëzojnë rastet e pastra madje në 39’ ishte shtylla që shpëtoi Laçin.
Në pjesën e dytë, Brdariç korrigjon formacionin teksa hedh në fushë Da Silvan në vend të Mustedaganiç dhe menjëherë sulmuesi ia shpëblen duke shënuar në 49’.
Një lëvizje e zgjuar e trajnerit të kuqeblube që në fakt e mban sërish ekipin përpara dhe sërish lojtarët shpërdorojnë.
Laçi tendon në disa raste të vakëta për të barazuar por fitorja është me meritë për Vllazninë që shkon tashmë në 16 pikë, 5 më larg se Tirana./Ora News/.

