Vlahoviç fantastik, mposht i vetëm Empolin. Juventusi fiton (Video)

Vlahoviç fantastik, mposht i vetëm Empolin. Juventusi fiton (Video)

Me tre shqiptarë në fushë, Empoli nuk arriti të përsëriste fitoren e fazes së parë ku arriti të mposhtte Juventusin në “Allianz Arena”. Ndryshe nga ajo skuadër, Juventusi kësaj radhe kishte një Vlahoviç më shumë që zgjidhi ndeshjen me dy gola personalë.

Teksa Ismajli në mbrojtje dhe Asllani me Bajramin në mesfushë e nisën nga fillimi ndeshjen, Juventusi kaloi menjëherë në avantazh me Kean ndërsa Zurkowski vendosi barazpeshën. Pa u mbyllur pjesa e parë, Vlahoviç nis show-un personal teksa shënoi golin e avantazhit.

Me të nisur dhe pjesa e dytë sërish sulmuesi serb gjen golin për të vulosur fitoren edhe pse Empoli shkurtoi diferencën me La Mantia por sfida u mbyll 3-2 për djemtë e Allegrit./Ora News/.

EMISIONET