Vjen shkarkimi i tretë në Francë. Klubi me yje largon trajnerin kroat

Kroati bëhet trajneri i tretë në Ligue 1 që shkarkohet këtë sezon dhe e pëson ashtu si Thomas Tuchel në vitin e kaluar kur në këtë periudhë, Leonardo vendosi ta shkarkojë por më pas historia dihet me gjermanin që fitoi Championsin me Chelsean.
Gjithsesi, Kovaç në vitin e parë bëri mjaft mirë me Monacon, me një ekip ku ka shumë yje në skuadër, e këtë vit ishte përforcuar mjaftueshëm por vendi i 6 në renditje aktualisht dhe dështimi i kualifikimit në grupet e Championsit kanë shtyrë drejtuesit të vendosin shkarkimin e 50-vjeçarit.
Ai më parë ka drejtuar edhe Bayern Munchen dhe Eintracht e ndoshta në Bundesliga pritet të rikthehet ai…./Ora News/.

