VIDEO+FOTO/ Një vit nga vdekja e Rafael Dwamena, lojtarët e Egnatias përkujtojnë ish-kapitenin e tyre

Si sot para një viti, një tragjedi e tmerrshme tronditi futbollin shqiptar! Sulmuesi i Egnatias, Rafael Dwamena humbi jetën pas kolapsit kardiak në fushë gjatë duelit me Partizanin.
28-vjeçari nga Gana humbi ndjenjat në minutën e 25-të të sfidës dhe u dërgua menjëherë në spital. Por pavarësisht ndihmës, futbollisti nuk arriti që të mbijetonte teksa ndërroi jetë duke tronditur mbarë opinionin sportiv.
Edhe pse ka kaluar një vit nga kjo ngjarje e rëndë, Dwamena kujtohet ende nga të gjithë për lojtarin e mrekullueshëm që ishte në fushë dhe njeriun fantastik jashtë fushës.
Ai u kujtua edhe nga ish-shoku i skuadrës, Alen Sherri i cili pas debutimit në Serinë A me Cagliarin, pozoi me një fanellë me foton e Dwamenës: Prehu në paqe kapiten!

Po ashtu edhe nga Renato Malota dhe Albano Aleksi.


