VIDEO+FOTO/ Kandidatura e përbashkët me Serbinë për Euro U-21, TKZ nuk “qëndrojnë duarkryq”, protestë para FSHF-së

Kandidatura e përbashkët e Federatës Shqiptare të Futbollit me Federatën e Futbollit të Serbisë për organizimin e Euro 2027 për U21, ka sjellë reagimin e madh të tifogrupit, Tifozat Kuqezi.
TKZ shkruan se do të kundërshtohet çdo nismë, e cila ka si synim rregullimi ne marrëdhënieve me një vend që gjithmonë ka luftuar kundër Shqipërisë.

“Kundërshtojmë çdo nismë që mundohet ti rregulloj imazhin një populli barbar e gjenocidal. Kundërshtojmë çdo bashkëpunim me vrasësit me ata që shkaktuan me qindra masakra ndaj shqiptarëve dhe që deportuan me miliona nga shtëpitë e tyre gjatë gjithë historisë” – shkruan TKZ.

Mbështetësit e Kombëtares nuk kanë “qëndruar duarkryq” duke postuar vetëm në rrjetet sociale, pasi tashmë po protestohet edhe para selisë së FSHF-së.
View this post on Instagram

