VIDEO/ Vedat Muriqi në superformë, realizon dy gola, por Mallorca 'ngec' ndaj Osasunas

VIDEO/ Vedat Muriqi në superformë, realizon dy gola, por Mallorca

Mallorca dhe Osasuna u ndanë në barazim 2-2 në sfidën hapëse të javës së 14-të të La Ligës, e cila u zhvillua në “Palma de Mallorca”.

Të gjitha emocionet u shpërthyen në pjesën e dytë, ku u shënuan edhe katër golat e takimit.

Mallorca dukej e sigurt drejt fitores falë një performance të mrekullueshme të Vedat Muriqit.

Sulmuesi i Kosovës zhbllokoi sfidën në minutën e 61-të, duke ekzekutuar saktë një penallti të fituar nga Jan Virgili.

Vetëm pesë minuta më vonë, në të 66-ën, Muriqi shënoi sërish, këtë herë pas një kundërsulmi të shpejtë dhe asistit të saktë nga Virgili, duke treguar qetësi dhe cilësi para portës.

Megjithatë, Osasuna nuk u dorëzua. Në minutën e 81-të Raul Garcia realizoi një gol të bukur nga goditja e dënimit, duke ringjallur shpresat e miqve.

Kur dukej se Mallorca do të siguronte tri pikët, erdhi goditja e fundit: në kohën shtesë, Flavien Boyomo shënoi një gol spektakolar me gjysmë-rroveshatë, duke vulosur barazimin 2-2 dhe duke lënë vendasit të shokuar.

Pavarësisht rezultatit, Vedat Muriqi u vlerësua si “Lojtari më i Mirë i Ndeshjes”, falë dy golave që e çojnë atë në kuotën e 8 finalizimeve në 14 javë, duke barazuar Robert Lewandowski-n në vendin e dytë të renditjes së golashënuesve, ndërsa kryeson Kylian Mbappé me 13 gola.

Pas këtij barazimi, të dy ekipet mbeten në zonën e poshtme të tabelës: Mallorca në vendin e 15-të me 13 pikë dhe Osasuna një pozicion më poshtë me 12 pikë.

VIDEO:

https://www.goalstube.online/2025/11/mallorca-osasuna.html

EMISIONET