Video/ Çudia në Tokyo 2020, australiania fiton medaljen e artë falë një prezervativi!

Lojërat Olimpike po zhvillohen në një situatë me kufizime të forta dhe për sportistët nuk ka shumë alternativa e ndonjëherë duhet edhe të shpikin gjëra për të arritur maksimumin.
Me Jessica Fox, ka ndodhur çudia pasi australiania u shpall kampione olimpike dhe mori medalje ari në garën me kanoe falë një prezervativi. Po po, prezervativi që organizatorët e Lojërave u japin sportistëve në propagandën e tyre për luftën kundër AIDS.
Ajo ka përdorur prezervativin për të mbyllur e për të riparuar kajakun e saj të dëmtuar para finales e më pas garoi dhe mori medalje ari.


Jessica Fox just won the gold medal in canoe for Australia.
— Danny Deraney (@DannyDeraney) July 30, 2021
Earlier, she fixed her kayak, with?
A condom.
Video TikTok JessFoxCanoe and Global News. pic.twitter.com/vxpziyusS2

