Video/ Truprojat i mbajnë koktejlin, Mcgregor “parakalon” mes fansave në Romë

Edhe pse ka kohë që nuk po shkëlqen në Oktagon, Conor McGregor bën gjithmonë të flitet për veten. Është një sportist që tërheq vëmendje kudo dhe mes më të paguarve në botë ku Forbes zbuloi se të ardhurat vjetore arrijnë në 180 mln dollarë.
Sot luftëtari i UFC, ish kampion, u pa në rrugët e Romës ku qindra fansa të tij e shijuan nga afër pasi po ecte i lire bashkë me bashkëshorten.

Ajo që ra në sy dhe që bëri xhiron e rrjeteve sociale ishte shoqërimi nga 4 truproja, shtatlartë e të frikshëm por njëri prej tyre xhironte ndërsa tjetri kishte përfunduar duke mbajtur gotën me cocteil të sportistit të famshëm./Ora News/.
View this post on Instagram

