VIDEO/ Ministri i Brendshëm francez akuzon Benzemanë për lidhje me një organizatë terroriste

VIDEO/ Ministri i Brendshëm francez akuzon Benzemanë për lidhje

Një deklaratë tronditëse është duke bërë xhiron e rrjetit! Ministri i Brendshëm francez, Gerald Darmanin, ka akuzuar Karim Benzeman se është i lidhur me “Vëllazërinë Myslimane”, një organizatë islamike transaksionale që konsiderohet terroriste në Francë.

“Z. Karim Benzema ka lidhje famëkeqe me Vëllazërinë Myslimane”, tha ministri i Brendshëm në CNews. 

Këto deklarata vijnë pas mbështetjes që ish-futbollisti i Real Madridit u ka bërë banorëve të Gazës. 

Vëllazëria Myslimane, e njohur si organizatë terroriste në shumë vende, është një nga grupet më me ndikim në botën arabe.

Ideologjia e Vëllazërisë, e krijuar nga Al Banna dhe mendimtari Sayed Qutb, lindi si rezistencë ndaj kolonializmit britanik dhe u konsolidua si një alternativë ndaj kulturës materialiste dhe individualiste të Perëndimit. 

EMISIONET