VIDEO/ Tirana - Elbasani, ndajnë pikët në “Air Albania”. Elbasanllinjtë humbasin penalltinë në minutën e fundit të shtesës

Tirana dhe Elbasani përballen sot në “Air Albania” në një ndeshje e cila kthen rivalitetin e dikurshëm mes dy skuadrave në fillimin e viteve 2000.
Kjo sfidë po dhuron spektakël teksa për dy minuta janë shënuar dy gola.
Fillimisht në avantazh kaluan bardheblutë e Bledi Shkëmbit me anë të Kolës, i cili godet saktë me kokë pas harkimit nga këndi në miuntën e 23-të.
Por përgjigja e miqve ishte e menjëhershme duke vendosur baraspeshën vetëm pas 2 minutash lojë.
Ze Gomes mposht portierin Selmani, me një të djathtë potente brenda zonës.
Elbasanllinjtë humbasin penalltinë në minutëne fundit të shtesës


