Video/ Tifozë pa ndjenja, kaos dhe rrahje brutale.Skena të turpshme dhune në Sllovaki

Në Sllovaki, dje duhej të luhej ndeshja e madhe mes dy skuadrave kryesuese, Spartak Trnava dhe Slovan Bratislava.
Këta të fundit, si kampionët në fuqi luanin në fushën e Trnavës por me të nisur ndeshja nisi dhe kaosi.
Pas hedhjes se tymueseve mes tifozerive, ishin tifozet e Trnavës që sulmuan ata të Slovan teksa në fushë nuk flitej më për futboll por për dhunë.
Pamjet flasin vet dhe shihen tifozë që mbeten pa ndjenja nga dhuna dhe tërhiqen si trupa nga një luftë. Ndeshja u anulua përfundimisht dhe priten ndëshkime të forta./Ora News/
Write to
A

