VIDEO/ Sokol Cikalleshi po përjeton rininë e dytë në Arabi, bomberi kuqezi shënon 2 gola

Kombëtarja Shqiptare duket se e ka bomberin në majën e sulmit për të paktën edhe disa kohë. Sokol Cikalleshi vazhdon të gjejë rrugën e rrjetës në Arabinë Saudite me fanellën e skuadrës Al Khaleej.
Lojtari i lindur në Kavajë ka shënuar dy herë përballë Al Feiha duke u ngjitur në kuotën 10 gjatë këtij sezoni. Rrjeta e parë u regjistrua në minutën e 23 nga largësia e 11 metrave ndërsa në të 67-ën dyfishoi rezultatin duke vendosur në “kasafortë” fitoren për skuadrën e tij.
Ecuri fantastike për sulmuesin e Kombëtares Shqiptare që op i jep një ndihmë të madhe skuadrës së tij në betejën për mbijetesën mes më të mirëve në Arabinë Saudite.

