Video/ Skocia fitore spektakolare ndaj Izraelit, fiton edhe Ukraina

Video/ Skocia fitore spektakolare ndaj Izraelit, fiton edhe Ukraina

Në Grupin F të eliminatoreve për Botërorin 2022, luhet për vendin e dytë dhe dueli Skoci-Izrael ishte një spektakël i vërtetë. Vendasit përmbysën një ndeshje të çmendur teksa kaluan të parët në avantazh e më pas Izraeli shënoi 2 herë por në pjesën e dytë arritën ta mbyllnin sfidën 3-2. Ky sukses i kalon ishullorët në vendin e dytë me 14 pikë, duke shkëputur Izraelin me 4 pikë më pak poshtë tyre.

Edhe në Grupin D, Ukraina mori një fitore të rëndësishme në një ndeshje direkte ndaj Finlandës në shtëpinë e këtyre të fundit me rezultatin 2-1. Kjo fitore e ngjit Ukrainën në vendin e dytë vetëm 4 pikë larg Francës kryesuese.

Gjithashtu edhe Bosnja fitoi sot 2-0 në fushën e Kazakistanit për të shpresuar ende për vendin e dytë./Ora News/.

EMISIONET