VIDEO/ Shuhet ëndrra e Flamurtarit për tu ngjitur në Superiore, Laçi qëndron mes më të mirëve

VIDEO/ Shuhet ëndrra e Flamurtarit për tu ngjitur në Superiore,

Laçi mbetet në Kategorinë Superiore.

Kurbinasit, falë përvojës dhe faktorit fushë mposhtën 3-1 në kohën shtesë Flamurtarin në finalen për qëndrimin në elitë, duke mbyllur me objektivin minimal një sezon me shumë ulje-ngritje.

Në stadiumin e Laçit u zhvillua një ndeshje me emocione, me kohën e rregullt që u mbyll në barazim 1-1.

Në fundin e pjesës së parë e zhbllokoi rezultatin braziliani William Cordeiro Melon, që finalizoi me gol një skemë të mirëmenduar të skuadrës së Cungut.

Në minutën e 64-t autogoli i Dajkos ktheu baraspeshën në rezultat.

Në minutat e mbetura të kohës së rregullt nuk pati ndryshim rezultat.

Diferenca u bë në kohën shtesë me dy golat të Laçit, i pari i shënuar nga William Cordiero Melo me 11-meëtrsh, ndërsa të sigurisë e shënoi Mjaki në të 117-tën.

VIDEO:

https://streamin.one/v/ffd2ac9d

https://streamin.one/v/50242293

https://streamin.one/v/52c70bb8

https://streamin.one/v/fa01c4f2

EMISIONET