VIDEO/ Show i mesfushorit të Kombëtares, Julian Shehu shënon një supergol në startin kampionatit polak

VIDEO/ Show i mesfushorit të Kombëtares, Julian Shehu shënon

POLONI - Mesfushori shqiptar realizoi një gol spektakolar në minutën e 40-të të sfidës kundër Zagłębie Lubin, takim i vlefshëm për javën e parë të kampionatit polak.

Me një gjuajtje të fuqishme dhe të saktë nga jashtë zone, Shehu dërgoi topin në trekëndëshin e portës, duke ndezur entuziazmin në “Stadion Widzewa”.

26-vjeçari shqiptar u bë kështu lojtari i parë që shënon për Widzew në këtë sezon të ri, duke dhënë sinjalet se do të jetë një element kyç për skuadrën.

Festimi i tij nuk kaloi pa u vënë re! Shehu zgjodhi të tregojë krenarinë për origjinën, duke bërë simbolin e shqiponjës dykrenare me duar, mes brohoritjeve të tifozëve në stadium.

Pjesë e formacionit titullar në këtë sfidë ishte edhe Lindon Selahi, një tjetër shqiptar i Kosovës që ka luajtur për kuqezinjtë dhe që i është bashkuar Widzew Łódź gjatë merkatos së verës, pas transferimit nga kampionët e Kroacisë, HNK Rijeka.

Një fillim premtues për dyshen shqiptare në Poloni, që pritet të japin kontribut të rëndësishëm në ambiciet e klubit për sezonin e ri.

EMISIONET