VIDEO/ Shikoni se çfarë goli humbet sulmuesi 35-vjeçar në Honduras

Futbolli është një lojë e thjeshtë; 11 kundër 11 dhe ai që shtyn topin në rrjetë shënon gol. Ky është leksioni bazë i lojës më popullore në planet që mesa duket dikush në Honduras, nuk ka arritur ta mbajë shënim.
Jerry Bengtson do të bëhet pjesë e librave të historisë së kësaj loje, sigurisht jo për magjinë që mund të ketë dhuruar por për një nga gafat më spektakolare.
Bengston i cili luan si sulmues në skuadrën e Divizionit të Parë, CD Olimpia, kishte mundësinë që të shënonte golin e lehtë në sfidën përballë Diriangén FC.
Pasi portieri kundërshtar gaboi dhe shtylla e ktheu topin e ktheu te koka e 35-vjeçarit, nga rreth 90 cm largësi ai gaboi në mënyrë fatale duke u bërë shënjestër e talljeve nga ana e fansave të Olimpias. Shikojeni;
— Out of Context Honduras (@OutofContextLaH) September 9, 2022

