Video/ Shikoni duelin e shumëpritur Logan-Mayweather. Rezultati surprizues
Pas 4 vjetësh, Floyd Mayweather u rikthye në ring, jo në një ndeshje zyrtare por në një duel më shumë pér shfaqje (ekzibicion).
Përballë ish kampionit të padiskutueshëm ishte një sfidues jo normal, një figurë e famshme për youtube, Logan Paul i cili kurrë nuk ka patur një ndeshje si profesionist por është youtuber dhe yll i Instagramit me 19 mln ndjekës.
Edhe pse një ndeshje për argëtim, te dy e kishin marrë shumë seriozisht teksa dueli në Manchester u zhvillua par 16500 personave ndersa miliona kishin paguar për ta ndjekur në youtube.

Gjithsesi, Paul impresionoi teksa rezistoi 8 raunde ndaj një ish kampioni bote dhe rezultati final ishte barazim nga dy prej tre arbitrave.
