VIDEO/ Seferi nuk ndalet, shënon sërish! Armando Sadiku protagonist me asist në Indi
Taulant Seferi shënon sërish në kampionatin e Emirateve të Bashkuara Arabe. Sulmuesi i Kombëtares shqiptare realizoi golin e 3-të, në 4 ndeshjet e fundit, për skuadrën e Bani Jas. Ndërkohë, Armando Sadiku bëhet protagonist në Indi me një asist.

Taulant Seferi po vijon me formën mjaft të mirë që po kalon në Emiratet e Bashkuara Arabe.
Lojtari duket se po gjen formën e tij më të mirë, pas një fillimi të vështirë në ligën e parë të Emirateve, ku firmosi pak muaj më parë për skuadrën e Bani Yas.
Sulmuesi i Kombëtares shqiptare tashmë po shënon rregullisht me ekipin e tij dhe këtë gjë e bëri së fundmi edhe në përballjen që skuadra e tij kishte në shtëpi ndaj Shabab Al-Ahli Dubai.
27-vjeçari shfrytëzoi më së miri një pasim në minutën e 58-të, duke kontrolluar me të djathtën, për të shmangur një mbrojtës e pastaj për të lënë në vend portierin me një gjuajtje të saktë drejt katërkëndëshit, duke shkurtuar diferencat në 1-2.
سولجمانوف يقلص الفارق ويسجل هدف بني ياس الأول في مرمى شباب الأهلي في الدقيقة 58#بني_ياس_شباب_الأهلي #دوري_أدنوك_للمحترفين pic.twitter.com/5eRmPqtUuw
— رياضة – مركز الاتحاد للأخبار (@AletihadSport) December 15, 2023
Gjithsesi ky gol vlen sa për statistikë, pasi Bani Yas e humbi takimin.
Ky ishte goli i 5-të në kampionat për Seferin, teksa numëron edhe 1 asist, në 11 ndeshje të zhvilluara.
Protagonist në Indinë e largët edhe Armando Sadiku. Sulmuesi shqiptar spikati në duelin North East United-Mohun Bagan, duke lënë shenjë në këtë takim me 1 asist.
Ish-futbollisti i Kombëtares kuqezi i dha një top me kokë shokut të skuadrës, në minutën e 28-të, duke ndihmuar ekipin të përmbyste shifrat në 1-2. 32-vjeçari luajti në këtë takim për 70 minuta.
Ndeshja përfundoi 1-3 për Mohun Bagan, që ngjitet në vendin e tretë të renditjes me 19 pikë, 1 më pak Goa kryesuese.
Ky ishte asisti i parë për Armando Sadikun në elitën e kampionatit indian, teksa deri më tani ka shënuar 3 gola, në 7 paraqitje.
Comeback complete courtesy of Cummings' cheeky finish! ????
— Sports18 (@Sports18) December 15, 2023
How will the home team responds as #MBSG storm into the lead?#NEUMBSG #ISL #ISL10 #LetsFootball #ISLonSports18 #ISLonJioCinema #ISLonVh1 pic.twitter.com/VVbAtXgiuP


