Video/ Ronaldo mund të presë, Greenwood i jep 3 pikë Man. United ndaj Wolves

Video/ Ronaldo mund të presë, Greenwood i jep 3 pikë Man. United

Një fitore me vuajtje dhe me fat duhet thënë. Man. United fiton 3 pikë të rëndësishme në një nga transfertat më të forta në Premier League, në fushën e Wolverhamtpon por sa vuajtje pati për “djajtë e kuq”.

Me Ronaldon që ende nuk është gati për efekt proçedurash, Solskjaer hodhi menjëherë titullarë dy blerjet e tjera të rëndësishme të kësaj vere, Sancho dhe Varane por fati i takimit u vendos nga talenti Greenwood me një gol në minutat finale.

Wolverhampton vuri tejet në vështirësi kundërshtarët me disa raste të krijuara si në pjesën e parë ashtu edhe në të dytën madje ishte De Gea që në minutën e 70’ shpëtoi djajtë e kuq me dy pritje madhështore. Insistimi i Man. United u shpërblye në 80’ nga Greenwood i cili me një aksion personal dhe gjuajtje në zone theu portierin Jose Sa.

Me këtë sukses, Man. United i bashkohet ekipeve të tjera që janë pas Tottenham në krye të renditjes, shkruan Ora News.

EMISIONET