VIDEO/ Reali “shkërmoqet” në Londër, Arsenali fiton 3-0 çerekfinalen e parë

VIDEO/ Reali “shkërmoqet” në Londër, Arsenali fiton

Real Madrid është turpëruar nga Arsenali në çerekfinalen e parë të Champions. “Topçinjtë” fituan me rezultatin 3-0 përballë madrilenëve, që u shokuan në pjesën e dytë.

Të tre golat e Arsenalit do të mbahen mend gjatë nga tifozëri vendëse në “Emirates Stadium”. Declan Rice ishte vendimtar me dy goditjet e dënimit që ktheu në gol.

Fillimisht në minutën e 58-të dhe më pas në minutën e 70-të. Arsenali nuk u mjaftua me kaq, pasi Merino shënoi në përfundimin e një aksioni model.

Reali nuk bëri asgjë për të ndryshuar fatin e sfidës në Champions. Skuadra e Ançelotit e mbylli me 10 lojtarë, pasi Kamavinga u largua me karton të kuq në fundin e sfidës.

Djemtë e Artetës dhuruan një mbrëmje magjike për futbollin.

EMISIONET