Video/ Reali largon frikën, rikthehet te fitorja me goleadë ndaj Alaves

Pas humbjes me PSG, Real Madrid përgjigjet në kampionat duke dhënë një sinjal të fortë. Teksa në Francë, parizienët po humbasin, në Madrid skuadra e Ancelottit tregoi se ka force dhe karakter për të reaguar teksa mposhti 3-0 Alaves.
Me një pjesë të parë disi me frikë nga ana e venasve, e dyta ishte shpërthyese teksa Asensio hapi serine e golave që u mbyll më pas edhe me Vinicius me Benzema.
3-0 një ndeshje që pritej e tillë, reagim me lojë dhe gola teksa kryesimi është ende në anën e Ancelottit që mund të përgatitet i qetë në duelet e ardhshme./Ora News/.

