VIDEO/ Real i "çmendur", kjo skuadër nuk "vdes" kurrë, kalon me spektakël Liverpool-in

VIDEO/ Real i "çmendur", kjo skuadër nuk "vdes"

Ndeshje kampionësh...të paktën nga Real Madrid që tregoi shpirtin e skuadrës që vitet e fundit ka dominuar me prepotencë në fushatat europiane.

Skuadra e Carlo Ancelottit dha në Liverpool një shembull se sa e thjeshtë por njëkohësisht moderne dhe e suksesshme mund të jetë një skuadër e këtij formati.

Pësoi dy gola të shpejtë, njëri madje si pasojë e gabimit të të pagabueshmit Courtouis por armët për të bërë keq i ka sepse Vinicius barazoi me golin e dytë që ia fali Alisson, ndërsa Militao dhe Benzema dy herë shkatërruan Jurgen Klopp dhe mbyllën ndoshta në mënyrë më të keqe një sezon të dështuar për Liverpool-in që në muajin shkurt.

5-2 mjafton që Real Madrid të luajë një stërvitore në kthim. 

EMISIONET