Video/ Real dhe Inter nuk i diskutojnë fitoret, Messi nxjerr PSG nga telashet

Video/ Real dhe Inter nuk i diskutojnë fitoret, Messi nxjerr PSG nga

Champions League nuk zhgënjen asnjëherë, për nga spektakli sepse në rezultate gjithmonë ka surpriza.

Në Grupin D, pritej reagim nga Real Madrid dhe Inter për të vënë në shina rrugën e kualifikimit dhe ashtu ndodhi. “Los Blancos” që vinin pas një humbje shokuese me Sheriff Tiraspol treguan forcën teksa shpartalluan 5-0 Shakhtarin në transfertë falë dy golave të Vinicius, një autogoli dhe një tjetri nga Rodrygo.

Në sfidën tjetër të këtij grupi, Interi mori fitoren e parë tepër të dëshiruar në Champions duke mundur pikërisht surprizën Sheriff me rezultatin 3-1. Zikaltërit në “San Siro” fituan falë golave të Dzekos në 37’, Vidal në 58’ dhe De Vrij në 67’ dhe nuk ishte aspak e lehtë pasi një moment Sheriff barazoi me Thill në 52’.

Ndërkohë që Paris Saint Gerimain vuajti shumë për të marrë një fitore që i jep kryesimin në Grupin A. Përballë Leipzig në “Parc de Princes”, yjet e Pochettinos triumfuan 3-2 me përmbysje dhe pas një starti të mirë me golin e Mbappe, Leipzig barazoi dhe kaloi në avantazh me golat e Andre Silva e Mukiele.

Më pas Messi nis të tregojë atë që di të bëjë më mirë dhe njëherë falë asistit të Mbappe e më pas me penallti i jep fitoren parizienëve 3-2./Ora News/.

EMISIONET