VIDEO/ Real Betis bën goditjen e madhe në Romë, Manchester dhe Arsenal fitojnë

VIDEO/ Real Betis bën goditjen e madhe në Romë, Manchester dhe

Roma dhe Lazio nuk sigurojnë fitore për skuadrat italiane në mbrëmjen e UEFA Europa League ndërsa Manchester United dhe Arsenal ia dalin mbanë të mbyllin të enjten perfekte për klubit britanike.

Është Real Betis që dominon 2-1 Romën në “Olimpico” duke rikthyer Jose Mourinhon dhe skuadrën kryeqytetase me këmbë në tokë për të vënë në dyshin ecurinë e mëtejshme të skuadrës verdhekuqe në Europë. Nuk fiton as Lazio që u ndal në barazim pa gola në Graz ndaj Sturmit.

Me shumë vështirësi triumfon Manchester United në Qipro përballë Omonia Nicosias me rezultatin 3-2 në një pasdite ku Cristiano Ronaldo edhe pse titullar në fushën e lojës nuk arriti të gjente asnjë herë rrjetën. Arsenali shkatërroi 3-0 Bodo Glimt.

 

 

 

 

EMISIONET