VIDEO/ Protagonist me asist, Uzuni shmang humbjen e skuadrës së tij në Amerikë
Nga OraNews Përditësimi i fundit 25 Maj 2025, 13:55

Sulmuesi i Kombëtares shqiptare, Myrto Uzuni është bërë sërish protagonist në MLS, Amerikë.
Beratasi dhuroi asist në minutën e 27-të të sfidës ndërsa Kolmaniç e ktheu në gol.
Dueli mes Minesota United dhe Austin u mbyll me barazimin 1-1.
Aktualisht skuadra ku luan 29-vjeçari ndodhet në vendin e 9-të me 19 pikë.
Bëjmë me dije se deri tani, Uzuni ka realizuar 3 gola dhe ka dhënë 1 asist me fanellën e Austin.

