Video/ Presidenti Meta në tribunë, Celtic mposht 2-0 Ferencvarosin e Uzunit

Video/ Presidenti Meta në tribunë, Celtic mposht 2-0 Ferencvarosin e

Prania e presidentit shqiptar, Ilir Meta në stadium ndoshta u ka sjell fat teksa Celtic merr fitoren e parë në Europa League.

Video/ Presidenti Meta në tribunë, Celtic mposht 2-0 Ferencvarosin e

Në “Celtic Park”, ekipi skozez, tifoz i të cilit është edhe Ilir Meta që ka udhëtuar për këtë sfidë ku u shoqërua nga ish mbrojtësi kuqezi Rudi Vata, mposhti 2-0 Ferencvarosin e Myrto Uzunit i cili nuk arriti të bënte asgjë në këtë sfidë në një stadium elektrizues.

Pas një pjese të parë të luajtur më mirë nga vendasit dhe pa gola, e dyta ishte shumë emocionuese.

Në 57’ ishte Furuhashi që kaloi në avantazh Celtic duke bërë që të shpërthente stadium ndërsa në 62’ McGregor humbet një penallti që gjithsesi nuk e penalizon skuadrën.

Në 81’ ishte Turnbull që shënoi dhe golin e dytë për të vulosur fitoren teksa Ferencvarosi mbetet në fund të renditjes me zero pike./Ora News/.

 

EMISIONET