VIDEO/ Napoli tregohet cinik në “San Siro”, mund Milanin dhe nis arratinë në krye

VIDEO/ Napoli tregohet cinik në “San Siro”, mund Milanin dhe

Napoli duket se e ka seriozisht në këtë sezon të Serie A. Ekipi i drejtuar nga Antonio Conte fitoi 0-2 ndaj Milanit, në ndeshjen e luajtur në San Siro.

Golat e Lukakut dhe Kvaras vendosën ndeshjen në shinat e duhura, ndërsa në fillimin e pjesës së dytë, kuqezinjtë u përpoqën që të kundërpërgjigjen. Gjithsesi goli i Moratas u konsiderua Offside.

GOLI Milan – Napoli 0-1

Me këtë sukses, Napoli shkon në kuotën e 25 pikëve, me tetë fitore, një barazim dhe një humbje, ndërsa Milani, me 14 pikë, rrezikon të humbasë edhe vendin e nëntë.

GOLI Milan – Napoli 0-2

Napoli numëron 7 pikë më shumë se Interi i vendit të dytë me zikaltrit që kanë një ndeshje më pak.

EMISIONET